Rusia ka porositur qindra mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe raketa balistike nga Irani, tha një burim diplomatik në Kombet e Bashkuara për agjencinë gjermane të lajmeve të martën .
“Ne e dimë se Irani synon të rrisë dërgesat në Rusi”, për ta furnizuar atë me “sasi të mëdha” të sistemeve të tilla të armëve, tha burimi, duke shtuar se Moska po i drejtohet Teheranit për t’u marrë me mungesën akute të municionit me të cilin po përballet.
“Unë nuk mendoj se ata janë dërguar ende,” shtoi burimi.
Rusia thuhet se ka përdorur tashmë qindra UAV-të Shahed-136 të prodhuara nga Irani.
Moska mohon se përdor të ashtuquajturat UAV “kamikaze”. Megjithatë, Irani konfirmoi në nëntor se i kishte furnizuar Rusisë drone me telekomandë.
Si përgjigje, vendet anëtare të BE-së vendosën sanksione të reja ndaj Iranit, i cili tashmë kishte një sërë masash ndëshkuese.
Sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar pas marrëveshjes së vitit 2015 mbi programin e energjisë bërthamore të Republikës Islamike, Iranit i ndalohet të hyjë në marrëveshje të tilla të shitjes së armëve. SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania në tetor kërkuan një hetim nga organi ndërkombëtar për sulmet duke përdorur sisteme armësh të prodhuara nga Irani në Ukrainë.