34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

BILD, publikon shkrimin e gazetarit të njohur,për sulmin ndaj kreut të opozitës shqiptare

Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikoi një shkrim të gazetarit të njohur, Peter Tiede, për sulmin ndaj kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Tiede shkruan se Berisha u sulmua nga një bandit, ndërkohë që Tiranën po e vizitonin liderët e BE-së, mes tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Por gazeta BILD e vë theksin edhe tek pasojat e lobimit të Edi Ramës, që janë denoncuar vazhdimisht nga opozita shqiptare. Sipas Tiede, edhe pse Shqipëria është një narkoshtet nën drejtimin e Ramës, koalicioni i majtë qeverisës kërkon që ai të anëtarësohet në BE.

“Vendi ballkanik konsiderohet një shtet mafioz dhe narko-shtet, dhe dëshiron të anëtarësohet në BE. Sipas koalicionit qeverisës në Gjermani, kjo gjë duhet lejuar,” shkruan gazeta.

Por efektet e lobimit të Ramës janë të shtrira edhe te CDU e djathtë në Gjermani. Tiede shkruan se Rama ka kontakte të ngushta edhe me deputetë të rinj të kësaj partie.

Bie në sy edhe një fakt, se lajmi për sulmin ndaj Berishës është ndër më të lexuarit në këtë gazetë, e cila ka jo vetëm tirazhin më të madh në print, por edhe numrin më të lartë të lexuesve online.

Pavarësisht se në Gjermani ka zhvillime të bujshme sot, pasi është zbuluar një komplot për grusht shteti, sërish lajmi për Berishën është në listën e më të klikuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...