19.5 C
Tiranë
Friday, October 18, 2024
spot_img

Sali Berisha kundër Deputetëve të larguar nga PD: “Biza Antiopozitë të Ramës”

Sali Berisha ka kritikuar ashpër deputetët e larguar nga Partia Demokratike të cilët krijuan partinë e re “Djathas”, duke i quajtur “biza antiopozitë të Ramës.” Gjatë një deklarate, Berisha i cilësoi këta ish-anëtarë të PD-së si “talebanë të politikës” dhe “vegla të Edi Ramës.”

Ata që mendojnë se mund të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë janë vegla të Ramës dhe mund t’u vendosësh shumë epitete,” tha ai. Berisha shtoi se as ai dhe as një individ tjetër nuk ka të drejtë të përcaktojë përveç shqiptarëve se kush duhet të drejtojë vendin.

Berisha nënvizoi gjithashtu gatishmërinë e PD-së për të bashkëpunuar me çdo formacion politik që synon largimin e Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT