Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit në Iran, pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli.
Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh:
“Uroj që regjimi iranian të marrë përgjigjen e merituar. Ky regjim ka marrë jetën e shumë të rinjve dhe qytetarëve. Uroj që të marrë përgjigjen e merituar ky regjim.”
Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i konfliktit ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare dhe shqetësim për situatën humanitare dhe politike në vend.






