36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Salianji-Çuçit në kuvend: Pse kriminaliteti ka marrë dhenë, sa subjekte nuk janë referuar në SPAK?

Deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka drejtuar një sërë pyetjesh ndaj ministrit të brendshëm Bledi Çuçi duke theksuar se dy nismat e qeverisë, OFL dhe vetingu ndaj policisë janë totalisht të dështuara.

Salianji hodhi dyshime në Kuvend se në subjektet e marra në hetim nga SPAK ka shumë raste të kthyera apo të arkivuara, të cilët sipas tij janë patronazhistë të mbrojtur nga PS.

Interpelance me ministrin Çuçi, kërkuar nga deputeti i PD-së Salianji:

Gjoba me subjektet kriminale dhe propozimi i vetingut ne polici janë dy nisma propagandistike të PS. Kontrolli është miratuar me një ligj, OFL, qeveria nismë për të vendosur gjoba. Ja cfarë deklaronte kryeministri, Rama i dytë për vetingun e policisë ku pastërtia është kush i domosdoshëm. Ai tha se kemi bërë cfarë kemi mundur por pastrimi historik nga policët e korruptuar do vijojë me vendosmëri. Vetingu i policisë do japë rezultate dhe kam besim se brezat e ardhshëm do jenë të transformuar.

Rama para policisë së shtetit tha këto e kështu garantonte një goditje finale ndaj krimit dhe drogës. Gjendja e kriminalitetit sot ka marrë dhenë, FBI sipas tij do monitoronte situatën.

A ka qenë një nismë për të pastruar aktivitetet kriminale, pse vendi ynë është në listën gri të pastrimit të parave? Sa është numri i subjekteve të OFL-së që ende nuk janë referuar në SPAK, a ka ndërhyrje politike apo njerëz që janë favorizuar? Sa është numri total për pjesën tjetër të nismave të qeverisë për punonjësit e policisë, sa prej tyre e kanë kaluar vetingun? A është një nismë që ka dështuar dhe ende nuk është thënë? Po e shohim se këto njerëz janë përfshirë në rrjete kriminale përmes familjarëve, kështu ka degraduar cdo gjë nga moszbatimi i ligjit. Në çdo moment dëgjojmë drogë, tritol e atentate.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...