34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Salianji nga Vlora: “Na takon ne demokratëve të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën”

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se opozita duhet të bëjë gjithçka për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji publikoi disa foto nga takimi që zhvilloi me demokratët në Vlora, ku u ndal te situata politike në vend dhe kritikat ndaj qeverisë.

Sipas tij, korrupsioni ka dëmtuar rëndë qeverisjen dhe ka delegjitimuar pushtetin aktual.

“Me demokratët e Vlorës! Korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e ka rrënuar moralisht dhe delegjitimuar, na takon ne demokratëve të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën”, shkroi Salianji në postimin e tij.

Takimi me qytetarët dhe mbështetësit e opozitës në Vlorë vjen në kuadër të takimeve që ish-deputeti po zhvillon me strukturat dhe simpatizantët demokratë në qytete të ndryshme të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...

RENEA bastis pallatin në Korçë për kapjen e të dënuarit për vrasje, por Përgjika...

0
Mihallaq Përgjika, 45 vjeç, ishte objektivi i një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në Korçë gjatë fundjavës, por kontrollet nuk sollën kapjen e...