10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Salianji për fjalimin e Ramë: E patë se si nuk foli për Vuçiçin po për armiqësinë me Kurtin

Deputeti Ervin Salianji, në seancën e posaçme për Kosovën, u ndal te fjala e Kryeministrit Edi Rama, për të cilin ngre pyetjet se përse foli për veriun e Kosovës dhe Kurtin dhe jo të diskutonte veprimet e Vuçiçit. Salianji gjithashtu vë në dukje deklaratat e kryeministrit mbi aktivitetin e KFOR-it, ku ndryshe nga Rama thekson se është policia e Kosovës dhe KFOR, kompetent.

Ervin Salianji: Ju e keni marr peng Kuvendin. Kryeministrit i është bërë ves që ta ketë të trukuar dhe debatin. E patë se si nuk foli për Kosovën por mbrojti qëndrimet e veta. E patë se si nuk foli për Vuçiçin dhe Serbinë po për armëmiqësinë me Kurtin. Fjalimi i tij ishte kundër kësaj rezolute. PS nuk pranonte që të votohej rezoluta e Kosovës sepse në të bëhej përgjegjëse Serbia dhe e dyta nuk pranonte hetimin ndërkombëtar. Këto dy pika iu imponuan PS-së. Nuk besoj që atë që s’e thotë Albin Kurti e thotë njëri përtej kufirit. Qartësisht Rama thotë që KFOR duhet të jetë mbikëqyrës. Në marrëveshjen e Kumanovës, e ka pasur kontrollin, e dyta KFOR nuk ka kërkuar të marrë në kontroll qytetet,sepse është kompetencë e policisë së Kosovës. Së treti veriu nuk është “tokë e askujt” por ka qenë më parë dhe policia ka kontroll.

Pse Rama merret me veriun e Kosovës, Kurtin dhe jo Vuçiçin. Një orë e gjysmë kishte kohë. Pse nuk merret me atë që vret policë. Çfarë mase ka marrë Edi Rama ndaj Serbisë?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...