35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Salianji thirrje SPAK për aferën e inceneratorëve: “Të justifikojë besimin e ndërkombëtarëve dhe taksat e qytetarëve shqiptarë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianj, vijoi nga foltorja e parlamentit denoncimet ne lidhje me aferën e inceneratorëve.

Duke folur nga Kuvendi, Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij po kërkon të intimidojë drejtësinë.

Salianji u shpreh se 45 milionë euro u janë marrë ndërtuesve në kryeqytet me detyrim për të çuar dherat te inceneratori i Tiranës.

Salianji i bëri thirrje SPAK që të justifikojë besimin ndërkombëtar duke vendosur përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë megaaferë korruptive prej 430 milionë euro.

“Pse merren me çështjen e plehrave? Vetëm nga kjo aferë fitojnë 430 milionë euro. Hilja që tentohet  të bëhet se ku e dini se do bëhet korrupsion në 2047. Eurot për dherat, ato janë 45 milionë euro që u janë marrë ndërtuesve me detyrim te monopoli i bashkisë për t’i çuar te inceneratori i Tiranës. Pse është kjo një aferë korruptive?

Paratë të cilat do paguhen nga qytetarët e Tiranës, Durrësit janë para të cilat i detyron qeveria të shkojnë atje. Pse vjen erë në këtë aferë?

I kanë shpallur pa garë fituesit, është monopol. I mbani mend lajmet me mbytjen e plehrave vjet në Durrës, në Fier i vunë flakën për t’i çuar në incenerator. Nuk ka asnjë njeri tjetër fuqi në këtë vend për të vënë në dispozicion bashki, ministri të një afere korruptive si kjo.

Kërkojmë që kësaj afere t’i shkohet deri në fund e të vendosen para drejtësisë.  Vendosja e gjoksit e kryeministrit është se kërkon të intimidojë drejtësinë. A ka një njeri që nuk i kujton justifikimet banale të tij dje. Së paku 430 milionë euro do u shkojë shqiptarëve kjo.

Nga ana tjetër kërkojnë ta mbysin me retorikë politike. Dje ky zotëria mburrej kur ishte kryetar bashkie. E njëjta situatë që po ndodh me bashkitë vazhdon edhe sot. Qeveria kërkon t’i vjedhë këto para e t’i çojë në Maltë në llogaritë e Mërtirit.

Kjo është një aferë e thënë edhe nga drejtësia. I bëj thirrje SPAK të justifikojë besimin e ndërkombëtarëve dhe taksat e qytetarëve shqiptarë”, tha Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...