Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Sasa Hoda, vendosi mbrëmë të largohet vetë nga shtëpia e BBVK, një vendim që ajo e konfirmoi sot gjatë intervistës në emisionin “Big Talk”.
“Nuk po mërzitem, po e shijoj daljen. Jo, nuk u pendova, sepse nuk jam tip që pendohem. Gjërat i mendoj shumë mirë para se t’i bëj”, tha Hoda, duke sqaruar vendimin e saj.
Ajo po ashtu shtoi se ambienti brenda shtëpisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin për t’u larguar nga gara, duke u shprehur se situatat brenda shtëpisë nuk i kanë dhënë më rehati për të vazhduar konkurrimin.
Ky largim i vullnetshëm ngre pyetje mbi dinamikat brenda shtëpisë dhe tensionet që ndikojnë tek konkurrentët e BBVK.






