10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Sekretari i Shtetit Amerikan vlerëson reformën në drejtësi në Shqipëri, zbardh detaje

Në vizitën e tij të parë në Tiranë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpreh mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi. Ai zhvilloi një takim të veçantë me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend për t’i inkurajuar në punën e tyre.

Në një postim në media sociale, Blinken theksoi se reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe për rrugëtimin e saj europian. Ai gjithashtu përgëzoi luftën e vendit kundër korrupsionit.

“Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”

Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti mbështetjen e sekretarit Blinken për institucionet e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e veprimeve të tyre në luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe në rritjen e besimit të publikut në sundimin e ligjit.

Në takimin e zhvilluar në Tiranë, morën pjesë kryetarët e institucioneve të drejtësisë si Altin Dumani, Holta Zaçaj, Sokol Sadushi, dhe Artur Metani.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken.

Blinken theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkimit për paqe, duke nënvizuar dialogun si rrugën e vetme për Prishtinën dhe Beogradin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...