31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë plagoset aksidentalisht gjatë stërvitjes

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u plagos dje në mesditë, më 15 shkurt, gjatë përgatitjes për stërvitje në repartin e FNSH-së. Megjithëse fillimisht u raportua si vetëplagosje, policia sqaroi sot se inspektori Konstandin Çipi dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë ka plagosur në këmbë inspektorin Xhojsi Lamaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i Policisë Konstandin Çipi është pezulluar nga detyra. Grupi hetimor është ngritur në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.

Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra. ‘Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.’- njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...