8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sekuestrohet makina e vjedhur dhe 24 Mijë euro në Portin e Durrësit: Shtetasi Italian procedohet penalisht

Një makinë tip “Porsche Cayenne” e vjedhur dhe 24 mijë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit. Makina, e cila ishte raportuar e vjedhur dhe shpallur në kërkim nga Interpol Bern, u gjet e fshehur në automjetin e drejtuesit italian me iniciale M.A., i cili tani është proceduar penalisht.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të kontrolleve intensive që po kryhen me metoda bashkëkohore në pikën e kalimit kufitar në Portin e Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare kontrolluan në hyrje të Shqipërisë automjetin tip “Porsche Cayenne” me drejtues shtetasin italian M. A.

Nga verifikimet rezultoi se automjeti ishte në kërkim nga Interpol Bern, Zvicër. Gjatë kontrollit të detajuar në automjet, u gjetën të fshehura 24 070 euro, të cilat shtetasi M. A. po përpiqej t’i kalonte në Shqipëri pa i deklaruar në përputhje me ligjin në fuqi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Kufitare Durrës referuan materialet në Prokurori. Shtetasi italian M. A., 54 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për akuzat e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.”

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti dhe shuma e eurove. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...