16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Semi Jaupaj flet për çiftin Donald-Beatrix: Nuk jam dakord me një gjë që Donaldi ka bërë dhe kjo dihet

Mes ish-banorëve të ftuar në “Fun Club” këtë të martë, ishte edhe këngëtarja Semi Jaupaj. Ajo foli për eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”, por nuk la pa përmendur edhe aktorin Donald Veshaj, ish të dashurin e shoqes së saj të ngushtë.

Duke folur për aktorin, ajo tha se ai ka bërë gjëra që nuk i kanë pëlqyer dhe i ka përjetuar emocionalisht, referuar lidhjes së tij me Beatrix Ramosajn. Por shtoi se ka ditur si ta ndajë Donaldin si lojtar dhe Donaldin si njeri të saj të afërt.

“Nuk jam dakord me një gjë që Donaldi ka bërë dhe kjo dihet. E kam përjetuar emocionalisht, pa dyshim. Por kam ditur të ndaj shpeshherë, mos të them gjithë kohës Donaldin si lojtar. Padyshim që e kam vlerësuar Donaldin si lojtar. Për mendimin tim lidhet pak ngushtë një fitues me gjëra që mund të ketë bërë që nuk më kanë pëlqyer. Siç edhe themi për konkurrentët që kanë dalë nga “Big Brother”-i. Kam luftuar për të që ta fitojë. Në këtë moment, kushdo që ta fitojë do isha e lumtur dhe nuk mund të mërzitesha gjithashtu.”, u shpreh ajo

Kujtojmë se ditën e djeshme Semi Jaupaj publikoi këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Janë të shumtë fansat që mendojnë se kjo këngë i dedikohet historisë së dashurisë së Donald Veshajt dhe Bora Zemanit. Fakti që këngëtarja është shoqja e ngushtë e moderatores ka bërë që fansat nëpër komente të shkruajnë se fjalët e këngës janë thumba drejt Donaldit dhe lidhjes së tij me Beatrix.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...