20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Senada Mehmeti: “Protesta është vetëm maja e ajsbergut, synojmë një shtet të ri me qendër shqiptarët”

E plagosur me plumb gome gjatë protestës së 20 shkurtit, pedagogia Senada Mehmeti ka rrëfyer në një emision televiziv momentet e mbrëmjes së tensionuar, ndërsa e cilësoi protestën si pikënisjen e një strategjie më të gjerë politike dhe qytetare.

Mehmeti theksoi se, sipas saj, përballë situatës aktuale nuk ka më ndarje tradicionale mes të majtës dhe të djathtës. Ajo bëri të ditur se pas ngjarjes ka marrë mbështetje edhe nga qytetarë me bindje të majta, të cilët – siç u shpreh – kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë aktuale.

“Protesta është vetëm maja e ajsbergut të strategjisë që ne po ndjekim”, deklaroi ajo, duke shtuar se synimi është përfshirja e sa më shumë akademikëve në një projekt që, sipas saj, do të ndërtojë “një shtet të ri vizionar me qendër shqiptarët”.

Pedagogia e cilësoi angazhimin e saj edhe si një sfidë personale dhe politike. “Është sfida ime politike, e kam edhe si sfidë personale, si politikane e re që përfaqësoj brezin tim, që do të bazohet në drejtësi dhe meritokraci”, u shpreh Mehmeti.

Ajo foli edhe për situatën në universitete, duke ngritur shqetësimin për rënien e numrit të studentëve dhe zbrazjen e auditorëve. Sipas saj, çdo vit reduktohen klasat dhe kampuset po përballen me tkurrje, ndërsa shumë studentë shohin emigrimin si alternativën e vetme.

“Studentët mezi presin të bëjnë ndonjë vit këtu dhe të largohen jashtë. Janë studentë shumë të mirë, ekselentë. I pyes pse do ikni, dhe më thonë: ‘Ndryshe, pse do rrimë?’ Dhe nuk di si t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, tha ajo gjatë intervistës.

Mehmeti theksoi se sfida është e vështirë, por, sipas saj, çdo ditë po i bashkohen më shumë qytetarë, përtej ndarjeve tradicionale politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...