25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone, instaloni iOS 26.3

Gjiganti teknologjik Apple ka nxitur përdoruesit e iPhone të përditësojnë menjëherë sistemin e tyre operativ në versionin e ri iOS 26.3 për shkak të një paralajmërimi urgjent të sigurisë.

Sipas raportimeve të Daily Mail, përditësimi korrigjon 39 dobësi të rëndësishme të sigurisë, disa prej të cilave mund të lejojnë sulmuesit të aksesonin të dhëna personale apo edhe të fitonin kontroll të pjesshëm mbi pajisjen.

Raportet e sigurisë tregojnë se disa nga këto cenueshmëri mund të jenë shfrytëzuar tashmë në sulme të targetuara, gjë që e bën përditësimin edhe më urgjent. Apple thekson se instalimi i përditësimeve të sigurisë është thelbësor për mbrojtjen e privatësisë dhe integritetit të të dhënave të përdoruesve.

Përdoruesit rekomandohet të hyjnë te “Settings” → “General” → “Software Update” në pajisjet e tyre për të shkarkuar dhe instaluar versionin e fundit të sistemit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...