23.6 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Kaos në aksin Prrenjas–Librazhd, qytetarët të bllokuar me orë të tëra pa informacion një person humb ndjenjat

Situatë dramatike paraqitet në aksin Prrenjas – Librazhd, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, pa një informacion të qartë mbi zhvillimet dhe alternativat e mundshme të lëvizjes.

Sipas njoftimeve fillestare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, qarkullimi do të devijohej përmes aksit Maliq – Moglicë. Megjithatë, edhe kjo rrugë rezulton e bllokuar prej kohësh. Pavarësisht se ishte paralajmëruar se do të lejohej vetëm kalimi i mjeteve të vogla, tre trajlera kanë mbetur të bllokuara në segment, duke paralizuar plotësisht qarkullimin.

Qytetarët raportojnë mungesë koordinimi dhe informimi në terren. Një prej tyre rrëfen se është nisur nga zona e Qukës, por është detyruar të kthehet pas, pasi policia e ka orientuar drejt rrugës për në Lozhë, e cila gjithashtu rezultoi e pakalueshme.

U kthyem nga rruga, sot ka qenë një katastrofë e vërtetë. Kam që në orën 13:00 i bllokuar. Nuk dimë as ku të ikim dhe as ku do ta kalojmë natën”, shprehet ai.

Një moment prekës është regjistruar kur, për shkak të lodhjes dhe ngarkesës emocionale pas orëve të gjata në pritje, një gruaje i ka rënë të fikët. “Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është dëgjuar të thotë ajo para se të humbte ndjenjat.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe informim të saktë mbi situatën, për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes në terren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...