9.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Serbi: Protestat hyjnë në fazë të re mes dhunës policore dhe mosbindjes civile

Pas tetë muajsh demonstratash të qeta, protestat në Serbi kanë hyrë në një fazë të re dhe më të tensionuar, të karakterizuar nga përplasje me policinë dhe taktika të reja rezistence nga ana e qytetarëve. Më 28 qershor 2025, studentët në Beograd u dorëzuan simbolikisht stafetën e protestës gjithë qytetarëve serbë, duke i dhënë qeverisë së Presidentit Aleksandër Vuçiç një ultimatum për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përndryshe protestat do të shndërrohen në mosbindje civile.

Ky moment shënoi një kthesë. Në protestën e fundit në Beograd pati përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Demonstruesit hodhën gurë dhe shishe, ndërsa policia reagoi me granata tymuese, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale dokumentojnë raste të dhunës së tepruar ndaj protestuesve paqësorë, mes tyre edhe studenti Luka Mihajloviç, i cili u dhunua nga forcat e rendit ndërsa qëndronte me duart lart. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda dhe u arrestua menjëherë, pa një seancë paraprake gjyqësore.

Pas incidentit, protestat u përhapën në të gjithë Serbinë. Qytetarë të thjeshtë nisën të bllokojnë rrugët dhe kryqëzimet, duke ngritur barrikada me objekte të rastësishme. Policia reagoi me dhunë, duke arrestuar qindra persona, mes tyre minorenë, profesorë universitarë, mjekë dhe aktivistë të njohur. Numri i saktë i të arrestuarve nuk është bërë publik nga autoritetet, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të mediave ndërkombëtare.

Një ndër rastet më të rënda është dokumentuar nga biologja dhe aktivistja Biljana Stojkoviç, e cila dëshmoi rrahjen e studentëve që po luanin volejboll në një bllokadë rrugore pranë Fakultetit Juridik në Beograd. “Policia u fut në turmë me shpejtësi dhe nisi t’i godasë të rinjtë me shkopinj. Ata u përpoqën të iknin drejt fakultetit, por u ndoqën edhe aty,” tregoi ajo për Deutsche Welle. Sipas saj, dhuna ishte aq e ashpër sa vetë ajo humbi kontrollin dhe u përplas me policët.

Për të shmangur përplasjet direkte me forcat e rendit, protestuesit kanë ndryshuar taktikë. Në vend që të përballen, ata zhvendosin bllokadat në zona të tjera sapo mbërrin policia, ose thjesht largohen, duke lënë “bllokada bosh” në rrugë. Në disa qytete situata mbetet e qetë, por tensioni është i pranishëm kudo, pasi policia po ndalon qytetarë rastësisht për verifikim identiteti dhe më pas i kallëzon për shkelje administrative.

Sipas Stojkoviç, këto veprime janë pjesë e strategjisë së Presidentit Vuçiç, i cili po përpiqet të mbajë një ekuilibër mes represionit dhe ruajtjes së imazhit ndërkombëtar, për të shmangur ndëshkime apo kritika nga Bashkimi Evropian. Ndërkohë, ministri i Brendshëm Ivica Daçiç ka paralajmëruar se bllokimi i rrugëve është i paligjshëm, duke theksuar se “ka kohë dhe vend për luftë politike.”

Tensionet në rritje dhe shtimi i dhunës kanë ngritur shqetësime për një krizë më të thellë politike dhe sociale në Serbi. Protestuesit, të vendosur për të mos hequr dorë, po kërkojnë me ngulm ndryshim politik dhe institucional në një vend që ndodhet prej vitesh në një klimë të polarizuar dhe të përmbysur demokratikisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...