28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Serbia vazhdon të refuzojë dorëzimin e të dhënave për personat e zhdukur gjatë luftës

Serbia ka vazhduar të refuzojë dorëzimin e të dhënave të nevojshme nga arkivat e saj që mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës nga forcat serbe. Në një intervistë për Ekonomia Online, Kushtrim Gara, përfaqësues i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, kritikoi mungesën e gatishmërisë nga pala serbe për të ofruar informacionet e kërkuara, duke penguar përparimin e hetimeve dhe kërkimeve.

Përkundër sfidave të mëdha, puna dhe angazhimi ynë janë sfiduar nga mungesa e informacioneve të besueshme, e cila ka ndodhur si rezultat i politizimit të këtij procesi nga institucionet e Serbisë. Ata po pengojnë vazhdimin e vlerësimeve dhe gërmimeve në lokacionet e shënjuara brenda territorit të Serbisë”, tha Gara. Ai shtoi se, megjithatë, ka pasur përparim në bashkëpunimin me familjet e të zhdukurve, shoqatat familjare dhe partnerët ndërkombëtarë, duke çuar përpara procesin e kërkimit për drejtësi dhe të vërtetë.

Gara vlerësoi përparimin në vitin 2024, ku janë realizuar mbi 33 operacione dhe aktivitete në terren, përfshirë 23 lokacione në Kosovë. Koordinimi me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe sektorin për personat e zhdukur ka mundësuar vlerësime dhe kërkime më të avancuara.

Për vitin 2024, janë realizuar gjithsej 38 identifikime të reja, përfshirë 26 identifikime viktimash që ishin të regjistruara në Listën e Personave të Zhdukur. Gara ka kërkuar përparim të mëtejshëm dhe prioritizimin e rasteve dhe lokacioneve si Batajnica, Bajna Bashta, Surdulica, Kozareva dhe rastet e njohura të zhdukjes, si Masakra e Tërnjes dhe rasti i Intelektualëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...