5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Serbia vazhdon të shtyjë procesin ndaj Milan Radoiçiqit, avokati Niniq: “Po përdoret për të ulur presionin ndërkombëtar”

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili ka pranuar organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, ende nuk është akuzuar nga autoritetet serbe. Avokati Ivan Niniq thekson se ky proces po shtyhet qëllimisht për të fituar kohë dhe për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë.

“Nuk jam optimist se drejtësia në Beograd do ta procesojë Radoiçiqin. Edhe nëse ndodh, kjo do të jetë në marrëveshje me të. Një situatë ku Vuçiq e lëshon Radoiçiqin për të vuajtur një dënim është e paimagjinueshme për momentin,”
tha Niniq për RTK-në.

Pavarësisht se Prokuroria e Lartë në Beograd ka njoftuar më shumë se një muaj më parë ngritjen e një aktakuze, ende nuk ka marrë një vendim. Sipas Niniq, Serbia duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e Radoiçiqit nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.

Ai shton se Prokuroria e Beogradit nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, pasi Serbia ka pranuar juridiksionin e Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit. Prandaj, Radoiçiq mund të gjykohet në mungesë në Prishtinë ose të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë.

Sipas Niniq, sulmi në Banjskë nuk do të kishte ndodhur pa dijeninë dhe aprovimin e autoriteteve serbe. “Pyetja është: a do ta zbulojmë ndonjëherë qëllimin e vërtetë të Banjskës?” përfundon ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...