35.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

SHBA dërgon armë vdekjeprurëse në Ukrainë/ CNN: Ambasada amerikane kërkon evakuimin e stafit mes frikës së luftës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar armë vdekjeprurëse në Ukrainë, në mes të kulmit të tensioneve që ka shkaktuar konflikti në rritje me Rusinë.

Në një postim në Twitter, ambasada amerikane në Kier, thotë se në mesin e ndihmave ka edhe municione për mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës.

“Dërgesa tregon përkushtimin e SHBA për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj përballë agresionit në rritje rus”, shkruan ambasada.

Ndërkohë sipas një raporti të CNN, ambasada amerikane në Ukrainë “ka kërkuar evakuimin e të gjithë stafit jothelbësor mes frikës në rritje të një pushtimi rus dhe mbërritjes brenda natës të dërgesave të armëve të premtuara nga Presidenti Joe Biden”.

Evakuimet në SHBA ka gjasa të fillojnë “që në fillim të javës së ardhshme”, shkruan CNN, duke cituar një burim të afërt me qeverinë ukrainase.

Kjo lëvizje shënon zhvendosjen e fokusit të ambasadës drejt “ndihmimit të Ukrainës për të forcuar mbrojtjen e saj përballë agresionit rus në rritje”, citon The Guardian.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...