10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

SHBA dhe aleatët e saj sanksione ndaj zyrtarve të lartë të Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Koresë Veriore, të lidhur me testimet e fundit raketore. Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale.

Jon Il Ho, Yu Jin, dhe Kim Su Gil besohet se kanë “luajtur rol të madh” në zhvillimin e këtyre armëve. Përveç SHBA-së, sanksionet i kanë shqiptuar edhe Japonia, Koreja Jugore dhe Bashkimi Evropian. Koreja Veriore është përballur me sanksione të ashpra të Perëndimit tash e sa vjet. Zyrtarëve të sanksionuar do t’iu bllokohen të gjitha asetet që kanë në Shtetet e Bashkuara. Në testimin e fundit raketor, të datës 18 nëntor, Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se raketa e lëshuar nga verikoreanët ka pasur kapacitet për të arritur në tokën amerikane.

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë. Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore. Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje. Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...