11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

SHBA/ Fëmija 6 vjeç qëllon me armë zjarri një mësuese në shkollë fillore

Një fëmijë 6 vjeç ka qëlluar një mësuese në një shkollë fillore në Virxhinia, të premten pasdite. Policia tha në një deklaratë se ka arrestuar djalin dhe se të shtënat nuk ishin aksidentale. Nxënësi është marrë në paraburgim dhe mësuesja, një grua rreth të 30-ave, u dërgua në një spital lokal për t’u trajtuar, ndërsa gjendja e saj tashmë është më e mirë.

Ende nuk ka asnjë detaj se si fëmija mendohet se ka marrë armën e zjarrit. Por sipas shefit të policisë, Drew, oficerët kishin zhvendosur fëmijët nga kampusi i tyre në gjimnaz dhe ata tashmë do të jenë të sigurtë deri në përpunimin e provave për të zbardhur atë që ka ndodhur në vendin ku i mituri ka shtënë me armë. “Prioriteti numër një … është t’i kthejmë të gjithë studentët tanë me prindërit e tyre. Një oficer dhe një zyrtar i shkollës po i çojnë studentët te prindërit e tyre, kështu që është një ribashkim i mirë i lumtur, pak emocion, por gjithçka tani është e sigurt,” tha Drew.

Të shtënat e së premtes me siguri do të ngjallin debat për kufizimin e aksesit publik ndaj armëve në SHBA, edhe pasi Kongresi miratoi një projekt-ligj vitin e kaluar që shtrëngoi kufizimet për aksesin në armë zjarri për disa njerëz që konsiderohen të rrezikuar nga ushtrimi i dhunës. Rastet e profilit të lartë të dhunës me armë në të gjithë SHBA-në vitin e kaluar përfshinin vrasjen e 10 personave në një dyqan ushqimesh në Buffalo, Nju Jork dhe 21 në një shkollë në Uvalde, Teksas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...