25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

SHBA/ Policia amerikane arreston 68 të dyshuar, kush është gruaja që u qëllua për vdekje

Sulmet e mbrëmshme të dhunshme në ndërtesën e Capitol janë regjistruar tashmë në memorien jo vetëm të popullit amerikan, por tronditën edhe persona nga vende të ndryshme të botës.

Mediat amerikane shkruajnë se është identifikuar gruaja që u qëllua për vdekje në Capitol dhe ajo është Ashli Babbitt. Gruaja është qëlluar nga ana e një efektivi të policisë.

Shefi i Policisë së Capitol-it Steven Sund konfirmoi identitetin e të ndjerës, duke u shprehur: “Ndërsa protestuesit po drejtoheshin me forcë drejt Dhomës ku ishin anëtarët e Kongresit, një punonjës i USCP zbrazi armën e shërbimit, duke goditur një femër në moshë të rritur,” tha Sund në një deklaratë të enjten

opennews.al

Ai ka shtuar se gruas iu dha menjëherë ndihma mjekësore, e se ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të marra. Polici u pezullua nga puna e ndaj tij kanë nisur hetime.

Forcat policore deri tani kanë arrestuar 68 njerëz, të dyshuar të implikuar në ngjarjet e së enjtes. Madje, po kërkohet ndihma e publikut për identifikimin e agresorëve në Capitol.

Katër persona kanë vdekur, si pasojë e sulmit në Capitol të enjtën, nga persona, që janë mbështetës të ish-presidentit tashmë amerikan, Donald Trump.

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...