33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shefi i diplomacisë së BE-së: Bregu Perëndimor pengesë për paqen mes Izraelit dhe palestinezëve

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Konferencën e Sigurisë në Munih më 18 shkurt, deklaroi se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli është pengesë e madhe për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.

“Bregu Perëndimor është një pengesë reale për zgjidhjen me dy shtete. Është në një pikë vlimi… mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh,” tha Borrell.

Në këtë territor, që Izraeli e ka pushtuar më 1967, rreth 490,000 izraelitë jetojnë së bashku me afër 3 milionë palestinezë në dhjetëra vendbanime që konsiderohen joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Palestinezët e shohin ndërtimin e këtyre vendbanimeve si një krim lufte dhe si pengesë të madhe për paqen. Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë më 7 tetor, në Bregun Perëndimor është regjistruar një numër në rritje i përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve.

Borrell theksoi se BE-ja duhet të mbështesë nismën arabe për krijimin e një shteti palestinez, i cili do të përfshinte edhe Bregun Perëndimor, edhe Rripin e Gazës.

Këto deklarata vijnë pas refuzimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për një plan për njohjen ndërkombëtare të një shteti të tillë. Sipas The Washington Post, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe disa shtete arabe po punojnë në një plan për një paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve, duke përfshirë edhe një afat kohor për themelimin e një shteti palestinez.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...