8.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Shefja e Komisionit Evropian,bën thirrje për progres në reformën e bllokuar të BE për azil

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për progres në reformën e bllokuar të Bashkimit Evropian për azil, pas raportimevepër vdekjen e mbi 50 migrantëve në Itali.

Von der Leyen ka thënë se vdekjet e raportuara në orët e hershme të së dielës janë tragjedi që e kanë lënë atë “thellësisht të pikëlluar”.

Varka e mbingarkuar, me më shumë se 120 migrantë, është përmbytur në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë. Rreth 80 persona kanë shpëtuar.

“Ne duhet të dyfishojnë përpjekjet tona për Paktin e Migrimit dhe Azilit, dhe planin e veprimit për qendrën e Mesdheut”, ka thënë ajo.

Një numër i madh i migrantëve – që i ikin konfliktit dhe varfërisë – e marrin rrugën nga Afrika për në Itali, çdo vit.

Ende është e paqartë kombësia e viktimave, mirëpo agjencitë lokale kanë raportuar se migrantët janë nisur nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur “pikëllim të thellë” për përmbytjen e varkës, dhe është zotuar se do t’i japë fund migrimit të parregullt detar, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...