29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sabiani ka marrë një vendim ndaj vajzës së tij , pasi konfirmoi lidhjen e Kristit jashtë shtëpisë

Drama ‘Keisi-Kristi-Zaza’ po bën bujë të madhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Zbulimi i Zazës dhe mesazhet që vërtetojnë lidhjen e tyre, kanë shkaktuar shumë debate, pasi Kristi brenda shtëpisë ka nisur njohjen me Keisin, vajzën e Sabianit.

Ky i fundit, duke mos iu dhënë mundësia që të takohet me vajzën për t’i bërë të ditur se është kundër lidhjes me Kristin, reagon vetëm në rrjetet sociale (tani për tani, mbase produksioni do bëjë mirësi duke e lejuar që ta takojë Keisin të martën).

Duke qënë në presion e duke mos miratuar lidhjen, Sabiani ka marrë një vendim ndaj vajzës së saj. Ai e ka hequr nga Instagrami, madje ka fshirë dhe fotot që kishte vetëm me Keisin.

Qëndrimi i Sabianit vjen në një moment kur lidhja e Keisit dhe e Kristit po rritet dita ditës brenda shtëpisë.

Dy ditë më parë, Sabiani ndau fotografin e postuar nga e dashura e Kristit, duke e demaskuar, e duke e komentuar se Kristi po e shfrytëzon naivitetin e Kejsit për lojë.

Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP” është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin. Ai mohoi të ishte ende i lidhur por shtoi se është e komplikuar, duke lënë njerëzit me shumë pikëpyetje. Keisi, është shprehur gjatë qëndrimit në shtëpi se është shumë e shqetësuar për reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka qenë një vit më parë i ulur në të njëjtin kolltuk si banor i ‘Big Brother VIP’.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...