18.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

“Shi kemi po do vazhdojmë”/ Berisha thirrje socialistëve shqiptarë: “Bashkohuni me këtë revolucion”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestë, e cila është shoqëruar edhe me reshje shiu të dendura gjatë zhvillimit, ka deklaruar se kushtet atmosferike nuk do ta ndalojnë tubimin.

Berisha u tha protestuesve para Kryeministrisë se edhe pse ka shi ata to të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre.

“Shi kemi po do vazhdojmë. Unë ju ftoj të luftoni për vete, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj të bekuar, për Shqipërinë. Jam këtu për t’u bërë thirrje socialistëve shqiptarë. Bashkohuni me këtë revolucion. Idealet tuaja nuk janë vjedhja, shkretimi i vendit, nuk janë shkatërrimi i vendit”, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT