Shkarkohet nga detyra kreu i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani.
Mësohet se urdhri për shkarkimin e Çobanit është dhënë sot nga kreu i Kadastrës, Artan Lame. Po ashtu mësohet se sot është emëruar dhe kreu i ri i Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi.
Ky i fundit ka qenë ish-drejtor i Kadastrës në Vlorë dhe në Kamëz.