17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shkencëtarët zbulojnë gjenin që mund të rigjenerojë trurin pas një goditjeje cerebrale

Truri i njeriut tregon aftësi të jashtëzakonshme rigjeneruese, edhe pas një ictusi, një gjendjeje që zakonisht lë pasoja të përhershme. Studiuesit, të cilët më parë kishin verifikuar fenomenin tek kaviet në laborator, tashmë kanë parë prova të ngjashme tek njerëzit.

Sipas raportimeve, tek një paciente që kishte mbetur plotësisht e paralizuar pas një goditjeje cerebrale, u aktivizua automatikisht një gjen specifik, i cili më parë nuk kishte shfaqur aktivitet. Ky aktivizim çoi në ripërtëritjen e neuroneve, duke sjellë lindjen e qelizave të reja të shëndetshme dhe duke lejuar pacienten të kryejë lëvizje të vogla, një shenjë e një aftësie të jashtëzakonshme rigjeneruese të trurit.

Ekspertët, duke identifikuar këtë gjen, kanë gjetur se një medikament aktual në treg, Maraviroc, ka një komponent aktiv që mund të zgjojë këtë proces dhe të ndihmojë në autoshërimin neural. Megjithatë, efektiviteti i tij është i kufizuar dhe nuk është i mjaftueshëm për trajtime të plota.

Mjekët theksuan se mund të duhen dy vite të tjera eksperimentime për zhvillimin e një pilule ose substance që mund të shërojë trurin pas goditjeve të rënda, si ictuset, dhe gjithashtu të ofrojë trajtim për sëmundje të lidhura me moshën, si Alzheimer dhe demenca.

Kjo zbulim hap një derë të re në kërkimin e rigjenerimit neural dhe mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohen dëmtimet cerebrale dhe sëmundjet neurodegjenerative në të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...