10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Shkodër, 44-vjeçarja nuk ia del, ndërron jetë pas 1 jave në spital

 

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës paraditen e 18 shkurtit, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri në kokë partneren e tij, 44-vjeçaren Anila Ndoka (Prendushi), dhe më pas kreu vetëvrasje.

Ngjarja dhe Dinamika

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, ndërsa çifti ndodhej brenda një automjeti. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes tyre kishte nisur një debat, që përfundoi tragjikisht kur Manaj nxori pistoletën dhe qëlloi fillimisht partneren e tij dhe më pas veten.

34-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa Anila Ndoka (Prendushi) mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhej në gjendje kritike me një plumb në kokë, diten e sotme ajo nderroi jete.

Historia e Çiftit dhe Konflikti

Anila Ndoka, nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar, kishte një lidhje pesëvjeçare me Kolë Manajn. Dy javë më parë, ajo kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies, vendim që 34-vjeçari nuk e kishte pranuar. Sipas burimeve, Manaj i kishte dërguar një video duke tentuar vetëvarjen për ta detyruar të mos largohej. Pas këtij akti, ajo pranoi të takohej për sqarim, takim i cili rezultoi fatal.

Të Dhënat e Para të Hetimeve

Në brendësi të automjetit u gjet një armë zjarri e llojit pistoletë, e cila u përdor nga Manaj për kryerjen e krimit. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo tragjedi ka shkaktuar tronditje të madhe në Shkodër, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje problematikën e dhunës në marrëdhëniet familjare dhe sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...