29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dënime të rënda për vrasjen e 89-vjeçarit në Patos dy vite më parë

Gjykata e Fierit ka dhënë vendimet për tre të pandehurit e arrestuar në lidhje me vrasjen e 89-vjeçarit Çaush Shehaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë në Patos të Mallakastrës.

Dënimet e dhëna nga Gjykata:

  • Musa Gudo – Burgim i përjetshëm për “Vjedhje me armë” me pasojë vdekjen dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
  • Ervis Halimi – 25 vite burgim për të njëjtat akuza si Musa Gudo.
  • Fjorilo Çepele – 2 vite burgim për “Moskallëzim krimi”, ndonëse prokuroria kishte kërkuar 7 vjet e 6 muaj për “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.

Si ndodhi krimi?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 nëntor 2022, kur tre autorët sulmuan banesën e të moshuarit për ta grabitur. Ata hynë me forcë në shtëpi dhe e goditën Shehajn disa herë me shtratin e automatikut, duke i shkaktuar plagë të rënda. Viktima u gjet ende me shenja jete nga banorët e fshatit, por humbi jetën në spitalin e Fierit për shkak të dëmtimeve të rënda.

Kjo ishte hera e dytë që banesa e tij sulmohej. Gjashtë muaj para vrasjes, të moshuarit i ishin grabitur një shumë e vogël parash dhe një armë gjahu që e posedonte me leje. Për shkak të rrezikut të përsëritjes së një grabitjeje, nipi i tij e kishte këshilluar të largonte kursimet nga shtëpia, këshillë që ai e kishte ndjekur, duke ia besuar paratë një të afërmi.

Planifikimi i grabitjes

Sipas hetimeve, para se të kryenin krimin, Musa Gudo, Ervis Halimi dhe Fjorilo Çepele, së bashku me të dashurën e Gudos, darkuan në një restorant në fshatin Portëz. Më pas, tre autorët shkuan në banesën e Shehajt për ta grabitur.

I moshuari u dhunua brutalisht dhe u lidh në fytyrë me një qese, duke i shkaktuar humbje ndjenjash. Ai u gjet i gjallë në mëngjes, por ndërroi jetë në spital.

Vendimi i Gjykatës i jep fund një çështjeje që tronditi banorët e zonës dhe opinionin publik, ndërsa tre të pandehurit do të vuajnë dënimet për krimin e rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...