30.2 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Video/Policia e Durrësit finalizon operacionin “Winter”, goditet grupi i shpërndarjes së drogës pranë shkollave në Kavajë

 

DVP Durrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Winter”, duke çmontuar një rrjet kriminal të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Kavajë, kryesisht pranë shkollave. Pas hetimeve të thelluara, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, janë arrestuar 13 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, u sekuestruan qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike, shuma parash, si dhe armë e pajisje për modifikimin e tyre.

Emrat e të arrestuarve:

  • Renaldo Gjondeda
  • Rudi Dimni
  • Elion Danai
  • Rexhep Lushka
  • Ramazan Kola
  • Alesio Shaba
  • Rei Shaba
  • Endri Meçja
  • Besnik Belba
  • Serxho Abazi
  • Kujtim Veizi
  • Bardhyl Dumullaku
  • Arben Xhihani

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi B. D., 32 vjeç, ndërsa një tjetër person, N. M., po hetohet në gjendje të lirë.

Sekuestrimet e policisë:

  • 80 doza kokaine dhe 620 doza kanabisi
  • 2 peshore elektronike dhe pajisje për përpunimin e drogës
  • 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve
  • 19 celularë dhe shuma parash në euro dhe lekë

Policia ka bërë të ditur se grupi kriminal operonte në bashkëpunim dhe individualisht, duke shitur lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kavajës, me një fokus të veçantë në afërsi të shkollave.

 

Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...