7.5 C
Tiranë
Friday, March 6, 2026
spot_img

Shkodër: Arrestohet 33-vjeçari i kërkuar nga Britania, do të ekstradohet për drogë

Një shtetas 33-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike, është arrestuar nga Policia e Shkodrës. Bëhet fjalë për Bruno Bushin, banues në fshatin Premal.

Sipas njoftimit të Policisë, gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar. Bushi kërkohet nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster për shkelje të ligjit për lëndët narkotike, vepër e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Ky arrest vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike për ndjekjen e personave të shpallur në kërkim për krime të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Irani kreu një akt terrorist në Azerbajxhan”, denoncim nga Presidenti Aliyev

0
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka denoncuar një sulm të Iranit në territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit, duke e cilësuar atë si një...

Arrestohet shqiptari i arratisur në Itali, kreu i një rrjeti të madh kokaine

0
Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin e Ventimiglias në Itali, si pjesë e një operacioni të Guardia di Finanza që çoi në shkatërrimin...

“Cenon dinjitetin e gruas shqiptare” – Floriana Garo kritikon ashpër Taulant Ballën për ironinë...

0
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar ashpër pas incidentit në sallën e Kuvendit, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...

“Kur fshihen qyrrat duhet të dënoheni me 30 ditë, kur teshtini 60 ditë” –...

0
Një pjesë e fjalimit të deputetit të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvend është bërë objekt ironie...

“Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë...

0
Aleanca LGBTI, së bashku me disa organizata të grave, grupe liberale dhe promovues të të drejtave të gjinive alternative, kanë dalë në mbrojtje të...