Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe 17 vjeç, mbetën të plagosur me mjet prerës.
Sipas burimeve, autori i dyshuar është identifikuar si Nikson Kodra, një person me precedentë penalë. Ai rezulton të jetë ndaluar më herët nga policia për armëmbajtje pa leje, si dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.
Pas incidentit, dy të rinjtë e plagosur janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.






