1.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Shkodër/U plagos mbremjen e djeshme në vendin e punës, ja kush është 60 vjeçari që u qëllua me pistoletë

Dedë Planaj ka qenë duke qëndruar i ulur tek karburanti ku punonte në momentin kur është qëlluar 4 herë me pistoletë. Mësohet se i plagosuri është rreth moshës 60 vjeçare ndërsa shihen qartë njollat e gjalut të tij në vendin ku ndodhi ngjarja.

Po merren ne pyetje personat që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje dhe kamerat e sigurisë pritet të japin ndihmesë për identifikimin e autorit që kreu atentatin e mbrëmjes së sotme në Dobraç të Shkodrës.

Gjendja e të plagosurit paraqitet jashtërrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç” Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT