23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Shkodra përballet me reshje dhe erë të fortë gjatë natës; situata nën kontroll në të gjitha bashkitë

Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë vijuar gjatë gjithë natës në territorin e Qarkut Shkodër, por pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, autoritetet lokale raportojnë se deri në orët e para të mëngjesit nuk janë shënuar problematika serioze.

Bashkia Shkodër
Reshje intensive dhe erë me shpejtësi të lartë janë regjistruar gjatë natës. Administratorët e njësive administrative konfirmojnë se situata është nën kontroll, pa dëme në terren.

Bashkia Malësi e Madhe
Shiu ka rënë me intensitet të lartë, shpeshherë në formë shtrëngate, por nuk raportohet asnjë vështirësi apo dëm deri në mëngjes.

Bashkia Vau Dejës
Zona është përfshirë nga reshje të dendura dhe erë e fortë. Sipas administratorëve lokalë, nuk ka situata problematike.

Bashkia Pukë
Shiu ka vazhduar me intensitet të qëndrueshëm, por deri tani nuk janë evidentuar probleme në terren.

Bashkia Fushë-Arrëz
Reshjet e forta kanë qenë të pranishme gjatë gjithë natës. Në disa fshatra është regjistruar ndërprerje e energjisë elektrike, ndërsa në disa rrugë rurale ka prezencë uji, gurësh dhe dherash, kryesisht si pasojë e problemeve të ditëve të mëparshme. Nuk ka situata të reja të rënda.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër (DRV)
Qarkullimi automobilistik vijon normalisht në të gjithë qarkun, pa bllokime apo segmente të pakalueshme.

Autoritetet njoftojnë se monitorimi në terren vijon, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...