5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shmangni ngrënien e gjalpit të kikirikut nëse keni këtë gjendje mjekësore

Probleme të caktuara shëndetësore mund të na detyrojnë të heqim dorë nga disa produkte në dietën tonë ushqimore. Për shembull, njerëzit me diabet këshillohen të shmangin ushqimet që janë të pasura me sheqer ose yndyra të ngopura.

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA), në një porcion prej 100 gramë gjalpë kikiriku, do të gjeni 22,5 gramë proteina, 4,8 gramë fibra dhe një mori vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë kaliumin, kalciumin, magnezin, fosforin etj. I pasur me antioksidantë, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate, gjalpi i kikirikut mund të jetë i shijshëm dhe ushqyes. Por, ka disa raste në të cilat gjalpi i kikirikut mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e atyre që e konsumojnë.

Në mënyrë të veçantë, gjalpi i kikirikut mund të kthehet në rrezik mbytjeje për njerëzit e diagnostikuar me një gjendje të njohur si disfagi. Një person me disfagi ka probleme me gëlltitjen. Më shpesh ndodh tek të rriturit e të moshuarit, por gjendja mund të vijë nga dëmtimi i nervave ose muskujve në fyt, bllokimet nga tumoret e ezofagut, si dhe inflamacioni dhe plot shkaqe të tjera.

Ekspertët thonë që personat me këtë diagnozë duhet të shmangin konsumin e gjalpit të kikirikut për të minimizuar kësisoj incidentet e mbytjes së mundshme. Ata theksojnë sesi natyra ngjitëse e gjalpit të kikirikut mund ta bëjë të lehtë atë që të ngecë në rrugët e frymëmarrjes dhe më pas të pengojë frymëmarrjen.

Nëse besoni se mund të jeni duke përjetuar shenja të disfagisë, bisedoni me mjekun për këshilla profesionale ku përfshihen ngrënia e pjesëve më të vogla, përtypje e ushqimit me një ritëm më të ngadaltë, reduktim i kafeinës dhe alkoolit etj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...