35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shoqata e Brumërave paralajmëron rritje të çmimit edhe për kryeqytetin,rritje 20 % të çmimit të bukës

Shtrenjtohet 20% buka masive në dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në rrethe.

Çmimi i bukës masive të bardhë dhe të zezë arrin 120 lekë nga 100 lekë që u shit më parë. Për këtë vit kjo është rritja e tretë e çmimit të bukës, ku nga muaji shtator buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë.

Kryetari i shoqatës të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se aktualisht në kryeqytet si çmimi i tregtimit të miellit edhe i bukës është në stanjacion. Sipas tij rritja në rrethe po reflekton koston e shtuar të transportit të miellit për shkak të çmimit të lartë të karburantit. Z. Peshkopia thekson se tendenca është për rritje të çmimit në të gjithë vendin, për shkak të shtrenjtimit të miellit dhe karburantit.

“Aktualisht çmimi i shitjes të miellit dhe bukës është në stanjacion. Furrat e bukës po furnizohen nga fabrikat e miellit me çmim 77-80 lekë për kg. Rritja e çmimit të bukës në rrethe reflekton shtrenjtimin e kostos të transportit të miellit nga rritja e karburanteve. Për transportin e miellit nga fabrikat në magazinat e rretheve është 25 deri 35 lekë/kg për shkak të shtrenjtimit të naftës. Nga magazinat mielli shpërndahet në fabrikat e furrës të bukës ku është tjetër kosto. Shumë furra buke në rrethe tregtojnë vetëm këtë produkt dhe e kanë të pamundur të përballojnë rritjen e kostove”, veçon ai.

Për shitjen e produkteve të shportës, duke përfshirë miellin dhe bukën qeveria ngriti bordin e kontrollit të çmimeve. Kryetari i Shoqatës të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave pohon se me funksionimin e këtij mekanizmi shteti ka në dorë vetëm kontrollin e abuzimit të çmimeve, ndërsa e ka të pamundur të frenojë rritjen e çmimit të grurit e ndikuar nga ndalimi i importit në Rusi dhe Ukrainë.

“Në këtë periudhë kur çmimi i miellit dhe lëndëve të tjera ka tendencë rritëse edhe çmimi i bukës do të vijojë të rritet. Rritja e çmimit është e pashmangshme për të gjitha furrat e bukës. Nuk është çudi që çmimi i bukës të arrijë 140 lekë apo deri 150 lekë”, nënvizon z. Peshkopia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...