16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Shpërndahen materialet zgjedhore në Shkodër – 74 mijë votues pritet t’i drejtohen kutive më 11 maj

Në qarkun e Shkodrës ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi po vijon pa probleme, ndërsa mbi 74 mijë qytetarë në këtë qark kanë të drejtë vote.

Në nivel kombëtar, 3.7 milionë shtetas shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur 140 deputetët që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Për herë të parë, pjesë e procesit zgjedhor është edhe diaspora, me 245,935 emigrantë të regjistruar për të votuar nga jashtë. Megjithatë, janë evidentuar probleme me kthimin dhe dorëzimin e zarfave të votimit, veçanërisht në Greqi, çka ka ngritur shqetësime për vlefshmërinë e votave të emigrantëve.

Në garë për zgjedhjet e 11 majit janë 11 subjekte dhe koalicione politike, secili me 186 kandidatë në listat për deputetë, ndërsa 46 prej tyre konsiderohen në “listën e sigurt”, pra me shanse të larta për t’u zgjedhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...