Policia e Beratit ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke finalizuar operacionin e koduar “Transportuesi”.
Blutë thanë se sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.
Policia ka arrestuar 36 vjeçarin O. K., ndërsa personi që ishte me të në makinë, 27 vjeçari E.H., do të procedohet në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
– O. K., 36 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Uznovë”, Berat, automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit O. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. H. i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Më pas, në bashkëpunim dhe me shërbimet e DVP Durrës, u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit O. K., në qytetin e Durrësit, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.