21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Shpërthen anija në Bodrum – Tre të plagosur, hetimet për sabotim apo aksident

Bodrum, Turqi – Pamje tronditëse të një shpërthimi të fuqishëm në një anije janë bërë virale në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësim në mesin e pushuesve dhe banorëve të zonës. Ngjarja ndodhi në brigjet e Bodrumit, një prej destinacioneve më të njohura turistike në Turqi.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi anija ishte furnizuar me karburant. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme.

Videoja e publikuar në rrjete sociale tregon momentin dramatik kur anija shpërthen dhe përfshihet menjëherë nga flakët. Zjarri u përhap me shpejtësi, duke alarmuar personelin portual dhe turistët në zonë.

Autoritetet turke kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit. Specialistët po analizojnë nëse kemi të bëjmë me një ndezje aksidentale të karburantit për shkak të ndonjë shkëndije, apo me një akt të qëllimshëm sabotimi.

Një zëdhënës i autoriteteve portuale tha për mediat turke:

“Të gjitha pistat janë të hapura. Po analizojmë të dhënat teknike dhe po marrim në pyetje dëshmitarët okularë.”

Ngjarja ka sjellë pezullimin e përkohshëm të furnizimit me karburant për anijet në portin e Bodrumit, ndërsa kontrollet e sigurisë janë shtuar ndjeshëm.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në orët në vijim të jepen më shumë detaje mbi shkakun e incidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...