21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Vlorë – Arrestohet 46-vjeçari që shpërndante kokainë në Dhërmi, operacioni “Reset” godet rrjetin e shpërndarjes së drogës

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar “Reset”, duke goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën bregdetare të Dhërmiut.

Në pranga ka rënë shtetasi Maklit Muçaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, kryesisht në ambientet e natës në Drimadhes.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte i arrestuari, shërbimet e Policisë sekuestruan:
• 126 doza lëndë të dyshuar narkotike kokainë,
• 136 400 lekë të rinj, të dyshuara si të përfituara nga shitja e drogës,
• 1 peshore elektronike.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Dhërmi, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi aktivitetin kriminal të 46-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Policia e Vlorës bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe garanton se do të vijojë me intensitet veprimtarinë për goditjen e shpërndarësve të drogës, veçanërisht në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...