23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shpërthen në flakë një pallat në Astir gjatë mesnatës, dyshohet te këtë ndodhur nga një shpërthim, ja kush ishte shënjestra

Zbardhen detaje të reja nga zjarri që përfshiu pas mesnatës së kaluar një pallat në zonën e Astirit, në Tiranë.

Në vendngjarje janë dëgjuar edhe shpërthime nga banorët, të cilët kanë dalë jashtë të tmerruar.
Këtë mëngjes kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të RENEA-s anti-eksplozivë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Nga të dhënat e para mësohet se po hetohet nëse shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi.Shënjestër e zjarrit ka qenë një makinë tip “Range Rover” e parkuar në garazhin e pallatit.

Mjeti luksoz është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit S. Ll., i cili është edhe pronar i pallatit.
Ndërkohë, ekspertët anti-eksploziv të RENEA-s po verifikojnë nëse mjetit tip “Range Rover”, ku ka nisur edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse. Dyshimet e para janë për lëndë djegëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...