27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shpërthen zjarri brenda kishës, 41 persona humbasin jetën dhe 45 të tjerë ngelen te plagosur

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës. Zjarri ndodhi pak para orës 9:00 të mëngjesit gjatë meshës, ndërsa 5 000 njerëz u mblodhën në kishën Abu Sifin në lagjen Imbaba.

Autoritet egjiptiane bëjnë me dije se zjarri shpërtheu në një kondicioner në katin e dytë të ndërtesës së kishës si rezultat i një defekti elektrik. Zjarri bllokoi një hyrje në kishë, duke shkaktuar tragjedinë. Mësohet se shumica e viktimave janë fëmijë.

“Njerëzit po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt, dhe ne pamë tym që vinte nga kati i dytë”, thotë një dëshmitar i ngjarjes.

Ndërsa presidenti i vendit në një postim në Facebook shkroi: “Jam duke ndjekur nga afër zhvillimet e aksidentit tragjik dhe kam udhëzuar të gjitha institucionet shtetërore të përfshira që të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe menjëherë të merren me këtë incident dhe pasojat e tij dhe t’u ofrojnë të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor të lënduarve”.

Ngjarje të këtij lloji nuk janë të pazakonta për Egjiptin pasi në fund të vitit 2020, një zjarr shpërtheu në një spital që trajtonte pacientët me COVID-19 duke lënë të vdekur shtatë persona dhe plagosur disa të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...