Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, pasi një automjet i parkuar në zonën “Arra e Madhe” ka shpërthyer si pasojë e një lënde plasëse.
Mjeti i përkiste Enea Busukjës, punonjës i Drejtorisë së Tatimeve, i cili është plagosur nga shpërthimi dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur në një motor të parkuar afër automjetit me të cilin do lëvizte i plagosuri Busukja.
Sapo punonjësi i tatimeve ka dashur që të hipë në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i motorit që ka sjellë edhe plagosjen e tij.38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka një plagë në dorë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për zbardhjen dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.






