20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Zbulohet makina e djegur pas atentatit me tritol në Shkodër – dyshohet se u përdor nga autorët

Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në fshatin Postribë të Shkodrës, vetëm pak orë pas atentatit me lëndë plasëse ndaj punonjësit të Tatimeve, Enea Busukja.

Sipas burimeve nga policia, mjeti i djegur, një “Volkswagen”, është zbuluar rreth orës 12:20 në fshatin Dragoç, në anë të rrugës. Dyshohet fort se kjo makinë është përdorur nga autorët e sulmit me tritol dhe më pas është djegur për të humbur gjurmët.

Nga atentati i mëngjesit të sotëm, Busukja mbeti i plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për verifikimin e lidhjes mes mjetit të djegur dhe atentatit, ndërsa vijon kontrolli i zonës për prova të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...