15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shpërthime të fuqishme ne Kiev , janë goditur zona me ndërtesa qeveritare

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar herët në mëngjes për shpërthime të shumta në kryeqytetin e Ukrainës, hera e parë e këtij lloji pas disa javësh që nga shpërthimi i fundit në këtë qytet.

Në një postim në Telegram, Klitschko ka shkruar se ka pasur shpërthime në lagjen qendrore të kryeqytetit, ku ndodhen shumë agjenci dhe ndërtesa qeveritare.

Dy ndërtesa administrative janë goditur, thonë autoritetet, por ende nuk dihet nëse ka viktima, transmeton Telegrafi.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit rrëzuan 10 dronë rusë , tha kryetari i këtij qyteti, pasi SHBA është afër finalizimit të planeve për të dërguar sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, një veprim potencialisht kyç në konflikt.

Klitschko tha se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 10 dronë Shahed të prodhuar nga Irani, dhe se kishte shpërthime në qarkun e Shevchenkovskit.
Administrata e Kievit njoftoi se, sipas informacioneve paraprake, dy ndërtesa administrative në Shevchenkovsky u dëmtuan, dhe se informacioni për viktimat e mundshme po analizohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...