9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Itali/ Babai shqiptar e lë vetëm në shtëpi vajzën 3 vjeçe dhe del që të rrahë ish-gruan

Në arrest shtëpie është vendosur një 39-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili gjatë fundjavës la vetëm në shtëpi vajzën e tij 3-vjeçare, për të dalë në rrugë për të fyer me fjalë ish-bashkëshorten e tij. Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi më të keqen.

Ngjarja duket se e mërziti vajzën e vogël, e cila ishte kruspullosur në divanin e shtëpisë e mbytur në lot kur mbërritën oficerët. Vetëm më vonë ajo mundi të përqafonte sërish nënën e tij.

Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar, jashtë një shtëpie që ndodhet në provincën e Monzës, në kufi me provincën e Komos.

27-vjeçarja italiane kishte shkuar në shtëpinë e ish-burrit për të marrë vajzën e saj, e cila e kishte kaluar ditën me të atin. Megjithatë, kur mbërriti e gjeti burrin vetëm në rrugë, dukshëm i dehur që u përpoq ta sulmonte.

Fillimisht i mori telefonin dhe ia theu në tokë, por pak çaste më parë nëna e re kishte arritur ta bënte një teleonatë në polici, nëpërmjet aplikacionit 112.

Oficerët që ndërhynë e gjetën burrin duke tentuar tëa sulmonte gruas. Ai ka thyer edhe xhamin e përparmë të makinës që nuk ishte e tij.

Nuk ishte e lehtë për policinë ta ndalonte, se ai nuk u ndal as kur i pa agjentët. Ata kishin nevojë për ndihmën e një makine tjetër policie.

Pasi e kanë bllokuar me shumë vështirësi 39-vjeçarin, ata janë nisur në kërkim të vajzës së tyre. Sapo hynë në shtëpi, e gjetën përmbys në divan, të frikësuar dhe të përlotur, ndoshta sepse e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Një nga karabinierët e mori atë dhe e qetësoi dhe më në fund e çoi jashtë te nëna e saj. Babai u vu në arrest shtëpie me akuzën e rrëmbimit dhe të plagosjes së personit.

Nëna e fëmijës kishte nevojë për trajtim në urgjencë dhe mjekët e nxorën me një raport mjekësor prej 14 ditësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...