-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Shpëtim Idrizi: ‘SPAK duhet të hetojë Fredi Belerin për akuza të tjera, ai përdoret si ‘kalë troje’ nga Greqia

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, ka komentuar dënimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, nga SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Krime të Rënda). Në një intervistë në një studio televizive, Idrizi ka shprehur se Beleri duhet të hetohet për disa akuza dhe ka akuzuar se ai po përdoret si ‘kalë troje’ nga Greqia për të sulmuar Shqipërinë.

Idrizi tha: “Për ne, Fredi Beleri është një ekstremist dhe duhet të hetohet për pjesëmarrjen e tij në masakrën e Peshkëpisë, për armëmbajtje pa leje dhe për djegie të simboleve kombëtare nga gjykatat shqiptare. I kemi bërë thirrje SPAK që Beleri të hetohet për akuza të tjera. Për këtë çështje, na vijnë përfaqësues të Greqisë, të cilët nga ana tjetër shtypin të drejtat e të burgosurve në vendin fqinj. Asnjë nga këta nuk kujtohet të thotë që të hiqet ligji i luftës. Beleri është zgjedhur me kast, që të kthehet në ‘kalë troje’ për Greqinë. Edhe pse Beleri ka shumë rekorde penale, ai sërish po përdoret nga Athina për të sulmuar Shqipërinë. I qajnë hallin Fredi Belerit, për një njeri që është përsëritës i veprave penale. Kur ata thonë se pushteti ka interes që të marrë prona në Himarë, duhet të përmendin emra. Politika shqiptare duhet ta thyerë heshtjen për shqiptarët e Çamërisë.”

Idrizi gjithashtu u shpreh se situata në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë e brishtë. Në lidhje me negociatat mes maxhorancës dhe opozitës, ai tha se çdo gjë që shërben dialogut dhe bashkimit është pozitive, duke shtuar se urojë që palët të gjejnë kompromise për të kthyer jetën parlamentare në normalitet. Megjithatë, ai shprehu dyshime se dy partitë e mëdha nuk duan ndryshimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT