14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Shqipëria drejt masave kufizuese? Brataj: Si do të vijojmë nëse rriten shifrat

Të prekurit ditor nga koronaviursi në vend prej tre ditësh nuk po zbresin nën 270 persona. Infeksioni është përhapur kudo ndërsa të sëmurët që kanë nevojë për trajtim në spitale po njohin rritje. Situata sipas specialistëve të shëndetësisë  paraqitet shqetësuese dhe nëse numri i të infektuarve vijon me të tendencë Drejtori I Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj nuk përjashton mundësinë që dhe Shqipëria t’i nënshtrohet masave kufizuese ashtu si shtete të tjera në botë

“Normal që gjendja dhe numrat do të rriten akoma se infeksioni është përhapur shumë. Shpresojmë që me vendosjen e maskës me detyrim të ulet disi. Nëse rritja do të vazhdojë do të monitorohet deri në kontrollin e burimeve spitalore që kemi në dispozicion. Siç po vepron e gjithë bota, edhe Shqipëria nuk ngelet mbrapa, po diskutohen të gjitha masat kufizuese që nuk çojnë në mbyllje”, thotë ai.

Ndërkohë që kapaciteti i dy spitaleve Covid në vend po shkon drejt ezaurimit 80% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi nga mjekët e familjes.  Brataj i bën thirrje këtyre të fundit të ndjekin hap pas hapi gjendjen e pacientëve e të mos i rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve pa kriter.

“kur sapo të shfaqet sëmundja nuk duhet të jemi aq agresivë me të gjitha medikamentet që përmenden nga fillimi deri në fund. 4-5 ditët e para kuprohet që problemi kryesor është temperatura që kontrollohet me paracetamol”, shprehet Brataj.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...